Report TV - Ndërtimi në Butrint, deputeti i PS, Hyseni interpelancë me Kumbaron

  • 6 years ago
Deputeti i PS, Alket Hyseni thirri në interpelancë ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrintit. Hyseni kërkoi sqarime për ndërtimin në Butrint, projektin dhe konsultimet, ndërsa shtoi se duhet një plan i qartë menaxhimi, pasi ka rezerva, edhe për aspektin e elementëve korruptiv.
?Kur janë bërë konsultimet dhe kush janë garancitë? Ka rezerva për menaxhimin e parkut të Butrintit. Zbarkimet e turistëve të huaj janë katërfishuar, ndërsa të ardhurat janë dyfishuar. Mendoj se ka rezerva edhe për aspektin e elementëve korruptiv? deklaroi Hyseni.

Ministrja theksoi se nuk është i detyrueshëm konsultimi për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur bëhet fjalë për ndërhyrje të mëdha, ndërsa theksoi se kishte marrë garanci nga subjekti privat.

Ministrja deklaroi se buxheti i shtetit nuk ka financime të mjaftueshme prandaj ka partneritet publik-privat në investimet që po bëhen. ?Nuk është i detyrueshëm konsultimi me UNESCO për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur behet fjalë për ndërhyrje të mëdha. Me subjektin që bën ndëryrje kemi pasur konsultim dy vjet rresht dhe i ka pranuar te gjitha kushtet tona

Recommended