Report TV - Vokshi nuk lë foltoren,Ruçi i mbyll zërin,ndërpret seancën

  • 6 years ago
Kanë nisur debatet mes palëve në seancën e sotme plenare, menjëherë pas interpelancës me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka kërkuar fjalën për procedurë dhe ka dalë në foltoren e Kuvendit, por i është ndërprerë fjala menjëherë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit i kërkoi Vokshit të ulet në vendin e saj, pasi nuk mund të abuzohet me fjalën. Ai urdhëroi të bllokohet fonia, duke i thënë Vokshit të ulet në vend. Kjo e fundit ka bërë rezistencë dhe nuk ka pranuar të lëshojë foltoren. Për këtë arsye, Ruçi i ka tërhequr vërejtje deputetes dhe ka ndërprerë seancën për 5 minuta.

Recommended