Ndalohet ne Zvicer biznesmeni Adrian Xhillari, i kerkuar per kontrabanden e naftes

  • 6 years ago
Ndalohet në Zvicër biznesmeni Adrian Xhillari. Administratori i kompanisë ?Tea Construksion dhe Petrol sh.a? ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2015 si njëri prej personave të përfshirë në skemën e kontrabandës së naftës ?virxhin?.

Tv Klan mësoi se ai është ndaluar para pak ditësh nga pala zviceriane pas kërkesës së prokurorisë së Fierit për ekstradimin e tij. Burime zyrtare thanë pas ndalimit të Xhillarit, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar letër-porosinë bashkë me dosjen dhe kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Xhillari akuzohet për ?fshehje e të ardhurave?, ?mospagim i taksave? dhe ?pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?. Ndaj tij vazhdon të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit ?arrest në burg? e dhënë në mungesë.

Sipas hetimeve, kompania e Xhillarit akuzohet se 4.4 milionë litra naftë bruto e blerë në rafinerinë e Ballshit me qëllim eksportin ishte shitur në tregun vendas duke shmangur pagimin e detyrimeve tatimore dhe të akcizës. Për këtë çështje u arrestua edhe ish-zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Lula Njebza dhe ish-kreu i Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu si dhe disa doganierë. Do të jenë autoritetet zvicerane që do të vendosin për ekstradimin e tij.

Recommended