Goditet banda e kokainës, arrestohen shqiptarë e italianë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Itali pas një operacioni blic që përfundoi me sekuestrimin e 77 kilogramëve kokainë në Portin e Xhenovës, nga ku do të shpërndahej më pas në vende të tjera vende europiane.Besnik Dauti, 38 vjeç, dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç, dyshohet të jenë krerët e bandës së narkotrafikut të shkatërruar nga autoritetet italiane. Prapa hekurave ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i shqiptarëve, Carmelo Rao, i cili ishte edhe personi i ngarkuar me transportimin e drogës.Por ata kishin edhe një person që i ndihmonte në port, punonjësin 45-vjeçar Massimo Rocca, I ndaluar nga ?Guardia di Finanza? pasi u tradhtua, ashtu si pjesa tjetër e grupit, nga përgjimi i bisedave.Ishin pikërisht përgjimet ato që çuan në zbulimin dhe dokumentimin e të gjithë aktivitetit kriminal të bandës. Në periudhën e viteve 2014-2016, tri operacione të ?Guardia di Finanza?-s, të koordinuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, kishin vërtetuar rekrutimin e punonjësve te portit nga bosët kalabrezë. Droga arrinte vlerën e me shume se 3 milion eurove nëse do të hidhej në treg.

Recommended