Shkodër e Velipojë, policia "bastis" grupin e kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak muaj pasi u arrestuan gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë të koordinuar nga europol, policia e shtetit i sekuestroi 3 milion euro pasuri 4 anëtarëvë të një grupi kriminal që vepronte në danimarkë dhe vendet e tjera të BE.Jetmir Kastrati, Defrim Eçi, Astrit Doçaj dhe Eri Pelingu, paratë e përfituara nga trafikimi i kokainës i kishin investuar në shqipëri në prona të paluajtshme në vende bregdetare dhe qytete të mëdha në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.Ata u vunë në pranga në qershor të këtij viti gjatë operacionit ?Goldfinger? ndërsa hetimi pasuror çoi në sekuestrimin e një kompanie private (pulari), me aktivitet në Shkodër, 10  apartemente banimi, në plazhin e Velipojës  1 apartament në Shkodër si dhe 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre.Pronat e sekuestruara, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve J. K., D. E., A.D. dhe E.P., të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale ?Grupi i strukturuar kriminal ?, ?Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjitit antimafia. Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë:Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;10  apartemente banimi, në plazhin e Velipojës; 1 apartament banimi në Shkodër;14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;Në operacionin e parë kur edhe u godit ky grup në datën 26 qershor, u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes.Në atë kohë operacioni i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, u shtri në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri.

Recommended