Report TV - 'Kryeprokurori', Gjata: Llalla në detyrë deri në zgjedhjen e tjetrit

  • 6 years ago
Juristi Çlirim Gjata i ftuar në studion e Report Tv thotë se kryeprokurori Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e Prokurorit të ri.

Komandimi i një prokurori të ri në vend të Llallës, thotë Gjata do paragjykonte titullarin e organit të akuzës si produkt politik. "Kemi një parlament pluralist por njëngjyrëse, jo me një balancë si deri në 25 qershor. Kjo maxhorancë i ka votat për ta komanduar një prokuror të ri, me forcën e kartonit. Në këtë rast, edhe sikur të ishte njeriu më i ndershëm, do politizohej", thotë Gjata.

Sipas tij, zgjidhje do ishte lënia e Llallës në detyrë deri në krijimin e KLP dhe për rrjedhojë zgjedhjen e prokurorit të ri nga Kuvendi. "Të lihej në detyrë prokurori aktual. Më mirë le të rrijë në detyrë ky, sesa të emërohej një prokurori i ri i komanduar mbi të cilin do binte damka si prokuror politik. Prandaj të rrijë në detyrë një ose dy muaj ky prokuror, derisa të zgjidhet tjetri".

Z.Gjata, si e shihni çështjen e mandatit të kryprokurorit Adriatik Llalla?
Në rastin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm, moszgjedhja e tjetrit vjen për shkak të Reformës në Drejtësi. Duhet të krikohet KLP, ka kritere të forta ligjore. Duhet të shkojnë tre kandidatura në parlament dhe parlamenti zgjedh me 3/5 një nga kandidaturat. Që të krijohet KLP, duhet të kalojë procedurat kushtëzuese, një prej të cilave është Vettingu i cili ende nuk ka kaluar në këto nivele. Po diskutohet që të komandohet një Prokuror nga Parlamenti. Kjo është një zgjidhje, e ka ligji, por jo tamam kur mbaron mandati. E para e punës, në situatën që është, nuk i konvenion Parlamenti. Kemi një parlament pluralist por njëngjyrësh, jo me një balancë si deri në 25 qershor kur ishte dhe LSI-ja. Kjo maxhorancë i ka votat për ta komanduar një prokuror të ri, me forcën e kartonit. Në këtë rast, edhe sikur të ishte njeriu më i ndershëm, do politizohej.

Recommended