Report TV - Romana Vlahutin: Luftoni korrupsionin, kusht për në BE

  • 6 years ago
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka bërë thirrje Shqipërisë të luftojë korrupsionin, duke e cilësuar këtë një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vlahutin tha se BE do t?i ofrojë mbështetje të plotë Shqipërisë në rrugën drejt familjes evropiane, duke shtuar se duhet bashkëpunim politik, si dhe hapa konkrete për këtë.

Diplomatja e BE deklaroi se anëtarësimi është i nevojshëm për politikën shqiptare, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj dhe është me shumë rëndësi progres-raporti i vitit të ardhshëm.
"Secili shtet anëtar i BE duhet të trajtohen me kushtet e paracaktuara dhe kriteret që duhen plotësuar në vijimësi. Është një punë që do përkushtim dhe besimin e palëve. Shtetet që aspirojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektorët kanë detyrim të raportojnë në hartimin e raport-progresit për vitin e ardhshëm.