Report TV - Dëshmia e qytetarit për Report TV: Doganieri mi hodhi letrat në fytyrë

  • 6 years ago
Në një intervistë të dhënë nga pika kufitare e Kakavijës, një qytetar i cili është në pritje për të kaluar në Greqi është shprehur se nuk ka mundur të kalojë edhe pse zotëron dokumentacion të rregullt të Bashkimit Europian, duke qenë se është rezidend në BE.

"Kam që në orën 11 të mbrëmjes së djeshme këtu, është një diçka shumë e shëmtuar që ne na ndodhin këto gjëra. Na kanë kthyer. Unë jam rezident i Bashkimit Europian, më kanë kthyer. I kam paraqitur pasaportën dhe më tha që nuk është e lejueshme të kaloja. Polici grek mi ka hedhur pothuajse letrat në fytyrë", është shprehur një nga udhëtarët për Report TV.
Gjithashtu ai është shprehur se doganerët në pikën kufitare të Kakavijës nuk i kanë dhënë asnjë shpjeim se përse nuk i lejohej të kalonte kufirin.

Recommended