Report TV - Himarë, prishen 8 nga 22 objekte banorët përplasen me policinë

  • 6 years ago
HIMARE - Me thirrjet ?turp t?ju vijë? dhe flamurin grek e atë amerikan në duar, banorët e Himarës janë përplasur me policinë, gjatë operacionit të IKMT për shembjen e banesave që preken nga projekti i Bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit.

Gjithashtu, janë dëgjuar edhe këngë greke, ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet e sharjet e himarjotëve në drejtim të forcave të policisë. IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policore si "Shqiponjat" dhe FNSH, nisi mëngjesin e kësaj të marte operacionin për shembjen e rreth 22 banesave për t?i hapur rrugë rikualifikimit urban të Himarës. Deri tani mësohet se janë prishur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese të shtëpive. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti. IKMT paralajmëroi banorët e Himarës dy javë më parë se kanë 5 ditë kohë për të liruar banesat, pasi më pas do niste operacioni për shembjen e tyre.

Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid, pasi sipas tyre nuk parashikohet dëmshpërblimi sipas ligjit, ndërsa një problem tjetër i ngritur ka qenë edhe mungesa e certifikatave të pronësisë për disa nga banesat e vjetra. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.

Recommended