Report TV - Vettingu,Mulaj:Do bëjmë drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen

  • 6 years ago
Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuarve. Nga ish-godina ?Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve?, ku u inaugurua godina e Vettingut, Mulaj deklaroi se do të fitohet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe do të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen.

Sipas saj, nuk ka një qytetar që të mos ketë një eksperiencë të hidhur me drejtësinë, duke theksuar se shumë shpejt do të bëhet ndryshimi epokal.
?Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë.

Recommended