Balla: Basha genjeu për Zaganin, reagon PD

  • 6 years ago
Dritan Zagani vazhdon të mbajë të ndezura polemikat mes maxhorancës dhe opozitës.

Pasi Kryeministri Edi Rama tha në emisionin "Zonë e Lirë" të Arian Çanit, në Tv Klan se ish ?shefi i Antidrogës rezulton i dënuar dhe kryetari i Partisë Demokratike e përgënjeshtroi, debatin mbi këtë çështje e ka ushqyer një dokument i publikuar nga Taulant Balla.

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist thotë se ky vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për ta lënë në burg Dritan Zaganin, është provë se kryetari i PD gënjeu në deklaratën e tij.

Partia Demokratike replikoi duke sqaruar se dokumenti në fjalë është vetëm masë sigurie dhe jo dënim.
"Një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit".

Dritan Zagani ka fituar azil politik në Zvicër. Krimet e Rënda që nisën hetimin ndaj tij e deleguan më pas dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, nën akuzat për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Tv Klan

Recommended