Report TV - Zbulohen targat e reja të ‘Audi’-t që Tahiri u shiti Habilajve

  • 6 years ago
TIRANE- REPORT TV zbulon targën e re të makinës tip ?Audi? që ish-ministri Tahiri u shiti kushërinjve Habilaj. Dokumenti i siguruar tregon se targa e mjetit ?Audi? AA 003 GB është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor nga sistemi i targave dhe targa e re është bërë AA900NF në pronësi të Artan Habilajt.

Për automjetin me targat e reja AA900NF ka një urdhër për ta ndaluar dhe për të hetuar nëse kemi të bëjmë me të njëjtin automjet. Sipas sistemit TIMS automjeti rezulton që ka hyrë në Shqipëri për herë të fundit nga Italia.

Policia tashmë është vendosur në kërkim të automjetit për të hetuar ndryshimet, që ngrenë dyshime. Prokuroria akuzon se ?Audi? që më parë ka pasur Tahiri dhe që ua shiti Habilajve pasi u bë ministër është për përdorur për trafik droge nga kushërinjtë. Prokuroria shqiptare ka të dhëna nga sistemi TIMS që automjeti është përdorur nga Habilajt në Greqi dhe në Itali.

Recommended