Report TV - Ministria e Brendshme thirrje për ekspertë për hetimin e krimeve

  • 6 years ago
Për të hetuar grupet kriminale dhe parandaluar krimet, Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve dhe ekspertëve që të bashkëpunojnë. Në një dokument që Report Tv ka siguruar, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve për të aplikuar si ekspertë të jashtëm në fusha të ndryshme. Kjo thirrje vjen vetëm pak ditë para se në Shqipëri të vijnë ekspertët e FBI-së. Përveç ekspertizës së huaj, Ministria e Brendshme kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve.
?Ministria synon të identifikojë kandidatë të përshtatshëm dhe të ngrejë Grupe Ekspertësh, të cilët do të asistojnë Ministrinë dhe institucionet në varësi në përmbushjen me eficensë, cilësisë të misionit dhe detyrave të tyre. Kjo thirrje ka për qëllim identifikimin dhe hartimin e një liste me ekspertë të posaçëm dhe jo plotësimin e ndonjë posti apo vendi vakant?, - thotë Ministria e Brendshme.

Recommended