Report TV - Rikthehet pas 87 vitesh mungesë turneu i tenisit në qytetin e Korçës

  • 6 years ago
Pas 87 vitesh mungesë rikthehet turneu i tenisit në qytetin e Korçës. Për herë të fundit një ky turne është zhvilluar në vitin 1930 dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk janë krijuar kushtet për të zhvilluar një aktivitet të tillë. Tenisi tashmë do të jetë në axhendën e përvitshme të sportit shqiptar.
Turneu i Tenisit rikthehet në Korçë pas 87 vitesh mungesë. Për herë të fundit një turne i tillë është zhvilluar në vitin 1930 ndërsa tani rikthehet me një turne për moshat u-12 dhe 14 vjeç. Sipas organizatorit të këtij turneu Ervin Rrota, ky është një aktivitet kombëtar ku marrin pjesë sportist nga i gjithë vendi për femra e meshkuj të ndara sipas kategorive.

Rikthimi i tenist në Korçë për organizatorin vjen si mundësi e krijimit të kushteve të nevojshme për të zhvilluar këtë sport pas kaq shumë vitesh mungesë në qytetin juglindor.

?Tenisi është luajtur në Korçë që në vitet ?30. Sot e kemi fatin e mirë që infrastruktura është zhvilluar dhe ne kemi dëshirëne mirë dhe fatin që të zhvillojmë një aktivitet kombëtarë për moshat e rejaSinkron Ervin Rrota organizator?, tha Ervin Rrota.

Një ndjesi e veçantë rikthimi i tenisit në Korçë ka qenë edhe për presidentin e federatës shqiptare të tenisit, i cili vlerësoi këtë aktivitet të zhvilluar duke u ndalur tek krijimi i kushteve për zhvillimin e këtij sporti.

Recommended