Festa e Birrës në Qytetin e Korçës, shija shqiptare 'Birra Tirana' prezantohet me stendat e saj
  • 6 years ago
KORÇË - Ka nisur festa tradicionale e birrës në qytetin e Korçës. Për pesë netë radhazi qytetarët e Korçës, por edhe turistët brenda dhe jashtë vendit do shijojnë atmosferën e ngrohtë në qytetin e serenatave. Por nuk do të mungojnë as këngëtarët e njohur, të cilët do performojnë për qytetarët vendas dhe të huaj.

Një fluks i madh njerëzish kanë mbushur rrugët dhe sheshin në qytetin juglindor. Ndërsa përfaqësuesi i birrës Tirana, Enea Janko u shpreh se këtë vit birra tirana është prezente në të gjitha qytetet, duke iu bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të vijnë në Korçë dhe të shijojnë birrën tirana nën atmosferën e këndshme të tingujve të muzikës shqiptare.  

Dua të përshëndes të gjithë konsumatorët e birrës Tirana, që shijojnë birrën, por sonte jemi këtu me përgjegjësinë e liderit të birrës. Birra tirana ka marrë pjesë në festën e qytetit të Korçës, por këtë vit ka hapur më shumë tenda në këtë qytet, birra tirana prodhohet me 100% lëndë natyrale. Nga një atmosferë fantastike, dua ti bëj thirrje konsumatorëve besnikë që të vijnë në Korçë dhe ta shijojnë birrën tirana nën atmosferën e festës, por birra Tirana është prezente në gjithë qytetet shqiptare, jo vetëm këtu.
Recommended