Report TV - Fjala e plotë e Presidentit Meta

  • 6 years ago
Dëshiroj të falënderoj miqtë francez për iniciativën e organizimit të kësaj konference, që i kushtohet zbatimit të vendimeve gjyqësore, zhvillimit ekonomik, dhe konsolidimit të shërbimit përmbarimor në vendin tonë.

Bashkëpunimi midis dy vendeve tona ka qenë gjithmonë i frytshëm dhe kjo konferencë është tregues i qartë i mbështetjes franceze edhe në drejtim të përmirësimit të shërbimit përmbarimor shqiptar.

Autoritetet Franceze në vijimësi kanë asistuar institucionet tona, duke na ofruar modelet më të mira se si të përmirësojmë qeverisjen e vendit.

Një sistem drejtësie që funksionon normalisht në të gjitha hallkat e tij, pa diskutim që sjell si rezultat, një drejtësi funksionale, që konsolidon në vijimësi sigurinë juridike të shtetasve dhe normalisht edhe të biznesit dhe të sipërmarrës në një vend.

Një drejtësi funksionale është ajo ku vendimi i gjykatës ekzekutohet dhe nuk diskutohet!

Është detyrë primare e organizmave shtetërore që të ndërmarrin të gjitha veprimet për t?u ofruar qytetarëve siguri juridike, e cila garantohet duke krijuar një sistem ligjor të shëndoshë, dhe nga ana tjetër, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ku një prej të cilëve është edhe shërbimi përmbarimor.

Zhvillimi ekonomik i një vendi është i lidhur ngushtë me cilësinë e sistemit të drejtësisë së tij sepse, nëse ky sistem garanton mbrojtjen dhe ekzekutimin e të drejtave, atëherë kjo klimë pozitive do të nxitë iniciativa dhe sipërmarrës të rinj, për t?u bërë pjesë e kësaj klime.

Asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte të zhvillonte aktivitetin e tij, për më tepër, të investonte në një vend të pasigurt, ku drejtësia shtrembërohet, apo ku vendimi gjykatës injorohet dhe nuk ekzekutohet.

Çdo sipërmarrës që shfaq interes për Shqipërinë, interesohet më së pari për sistemin fiskal dhe për mënyrën se si drejtësia funksion, pasi ai dëshiron ta ketë të qartë se cila është politika mbështetëse shtetërore, dhe cila është cilësia e shërbimit në sistemin gjyqësor.

Një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime pozitive për biznesin dhe zhvillimin ekonomik, ka pikërisht shërbimi përmbarimor, i cili është hallka fundore e sistemit gjyqësor, që vendos në zbatim vendimin e gjykatës dhe bën të prekshme realisht drejtësinë e dhënë.

Ekzekutimi i një vendimi gjyqësor është një proces po aq i rëndësishëm sa vetë momenti i dhënies së vendimit, pasi është momenti kur një e drejtë e fituar materializohet, dhe ajo që gjykata ka vendosur, bëhet e prekshme për palët.

Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor është autoriteti publik që e bën efektiv drejtësinë e dhënë, duke ekzekutuar një vendim gjykate.

Kur përmendim reformën në sistemin e drejtësisë patjetër që brenda kësaj reforme përfshihet dhe Shërbimi Përmbarimor, i cili kurrsesi nuk mund konsideruar si pjesë e dorës së dytë dhe të neglizhohet.

Shërbimi Përmbarimor ndër vite është përmirësuar, por ende shfaqen problematika në funksionimin e tij. Ka shumë çështje të natyrës legjislative dhe organizative që duhen përmirësuar në ...

Recommended