Ju flet Moska - Kastriot Myftaraj: Tahiri u mbrojt. Çfarë do të ndodhë tani?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i Kuvendit kundër arrestimit të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishte në fokus të emisionit të sotëm ?Ju flet Moska? nga Kastriot Myftyaraj.
Myftaraj deklaron se rasti i Tahirit zbuloi lojrat politike që luhen në këtë vend.
Ironikisht, thotë Myftaraj, vetëm Tahiri ruajti integritetin e tij, ndërsa opozita dhe qeveria e kthyen këtë dramë në një historike komike.
Myftaraj: Sot ndodhi ajo që pritej, vendimi i Kuvendit për Saimir Tahirin ishte siç u paralajmëruar në Komisionin e Mandateve. Është një nga ato ngjarje që është vështirë ta kuptosh kur ndodh se nuk ka fare rëndësi, ose ka rëndësi shumë të vogël minimale thelbi i saj, vendimi për Saimir Tahirin, sesa kanë rëndësi ato që zbulojnë këto ngjarje. Ajo që zbuloi kjo ngjarje është sesi në këtë vend luhen lojëra të cilat njerëzit nuk i kuptojnë, i ndjekin si drama ato që në fakt janë komedi.Kjo që ndodhi sot pikësëpari nxori të zbuluar opozitën. Opozita gjithë këto ditë ka folur me një gjuhë sikur do të kishte mbushur sheshet dhe do të ishte para Kryeministrisë, sikur 21 tetori do të ishte bërë 21 janar.Por në fakt opozita ndjeti në karriget e Kuvendit, Komisioneve të sallës, në foltoret e saj të konferencave të shtypit. Nga mënyra sesi veproi opozita ishte për të një ngjarje e rëndomtë e skandaleve të këtij vendi. Mënyra si veproi qeveria, mazhoranca ishte shumë interesante, u kalua nga alarmi i jashtëzakonshëm i dy ditëve të para në një kthesë 180 gradë. Nga druri i shtrembër Saimir Tahiri në unë jam Saimir Tahiri. Në këtë foto janë aktorët kryesorë të kësaj ngjarje. Unë dua tu tërheq vëmendjen për një figurë të errët që ekziston në këtë histori, është i huaj dhe që i ka bërë të gjithë personazhet në këtë dramë të sillen si në komedi.Si opozitën ashtu dhe qeverinë. I vetmi personazh këtu që ruajti integritetin, vazhdimësinë në sjellje është Saimir Tahiri ironikisht.Ndryshoi Kryeministri në mënyrë 180 gradë, ndryshoi Basha, gjithashtu të dy polet e opozitës ndryshuan në sjelljen e tyre, paralajmëruan furtunë në Shqipëri dhe nuk e bënë as në gotën e ujit të Kuvendit. Vetë prokuroia pati luhatjet e saj duke krijuar situatën paradaksale ku nga njëra anë kërkonte arrestimin e Tahirit, nga ana tjetër vazhdimisht thoshte se nuk mund të paraqiste provat për shkak të sekretit hetimor gjë që është e natyrshme por kjo lojë u kthye kundër saj. Natyrshëm lind pyetja. Është një gjë që ana proceduriale është garanci, ajo që e dallon jurispudencën, ajo që e dallon shtetin ligjor demokratik nga shtetet diktatoriale është procedura. Në shtetet diktatoriale shkelet procedura. Për këtë rast mund të thuhet se u ruajt procedura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kastriot-myftaraj-tahiri-u-mbrojt-cfare-do-te-ndodhe-tani/

Recommended