Report TV - ‘Tahiri' Rama-gazetarëve:Turp t’ju vijë, beni vetëm pyetje idiote

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me gazetarët në përfundim të seancës plenare, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë dyerve të Kuvendit me fyerje e ofendime, duke e cilësuar kërkesën për arrestimin e Tahirit një masë ekstreme.

Kjo ishte e vetmja përgjigje e kryeministrit mbi çështjen e Tahirit, ndërsa gjithçka tjetër ishte e përqendruar në sulme e fyerje ndaj gazetarëve, teksa i quajti ata të paditur, të papërgatitur, pjesë të llumin e kazanit dhe që flasin përçartë. Në shenjë 'hakmarrjeje' ndaj të parit të vendit, gazetarët u larguan, duke rënë dakord me Ramën dhe u larguan duke i thënë 'ok, keni të drejtë'.
?Së pari turp për të gjithë ju dhe ata si ju nuk keni kuptuar se për cfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni tororisni miletin. Nuk kemi kuptuar që jemi në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë 5 reshta se për cfarë bëhet fjalë. Akoma nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. Nuk jemi këtu për të diskutuar për t?ia hequr apo jo imunitetin.

Ju nuk keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, por jeni pjesë e këtij problemi të madh, jo në rastin konkret. Akuzat i përconi si një tel bakri, që nuk ka as përgjegjësinë për atë që përcon. Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur drejtësinë. Cili prej jush do të pranonte që pronari do ta conte në burg se mund të ketë vjedhur ndonjë mikrofon.

As përpiqeni të thelloheni në ato që lexoni dhe as nuk doni të dëgjoni. Cili është roli që përfshin Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë është Kuvendi, një studio noteri? Çfarë është Komisioni i Mandateve? Një tufë huqsh që janë aty për t?u tundur? Për çfarë është aty Kuvendi. Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por një kërkesë shumë ekstreme ?arrestin me burg?.

As ministri, as kuvend, as këshilli i mandateve nuk kthehen në gjyqtarë. Para se të bësh këtë pyetje, shko lexo. Nëse do ishte kështu si thua ti kërkesa do shkonte direkt në gjykatë. Për ca arsyeje vjen këtu? Pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur. S?keni detyrën të dini gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj, por jeni të detyruar të mësoni për gjërat që merrni përsipër.

Recommended