Kuvendi “rrëzon” Prokurorinë: Jo arrest Tahirit, vetëm kontroll banese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
75 votat e maxhorances rrezuan kërkesën e Prokurorisë se Krimeve te Renda per arrestimin e ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri, por autorizuan kontrollin e banesës se tij, si dhe ndalimin qe deputeti te dale jashtë kufijve te Shqipërisë.

Ndryshe nga rasti i imunitetit te deputetit Tom Doshi kur votimi ishte i fshehte, votimi per imunitetin e Saimir Tahirit u be i hapur duke iu referuar nenit 73 te Kushtetutës.


Rregullorja nuk lejon debate per çështjen e imunitetit por Sali Berisha shfrytëzoi hapësirën per procedure, per te akuzuar kryeministrin.

Vete Tahiri zgjodhi te jape vetëm nje mesazh te shkurtër ne sallën, ku opozita kishte vendosur parulla qeveria e krimit, qeveria e drogës, e me pas te largohej pa marre pjese ne votim.

Ky eshte rasti i pare qe parlamenti kufizon imunitetin e nje ish-ministri te qeverise Rama, ndërkohe qe gjate legjislaturës se kaluar maxhoranca votoi pro kërkesës se Prokurorisë per deputetet Tom Doshi e Mark Frroku.

Recommended