Report TV - Tahiri në Kuvend: Mirëpres çdo vendim, rruga për të gjetur drejtësi nuk ndalet

  • 6 years ago
Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare ku do të votohen raportet e Këshillit të Mandateve për kërkesën e prokurorisë për autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit. Ky i fundit ka marrë fjalën i pari, ku ka folur shkurt në lidhje me kërkesat e palëve politike, ku PS kërkon hetim në gjendje të lirë, ndërsa PD dhe LSI arrestimin.

Tahiri tha se mirëpret çdo lloj vendimi të deputetëve, duke shtuar se rruga e tij nuk ndalet këtu, por do vazhdojë përballjen me drejtësinë.

"Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar, kështu që unë do ia kursej çdo fjalë timen në lidhje me këtë. Nuk pres ta gjej të drejtën time këtu në Parlament, por para drejtësisë, kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Rruga ime nuk ndalet këtu", tha Tahiri.
Pritet që të shikohet se si do të jetë votimi, për shkak se kushtetuta parashikon që të jetë i hapur, por rregullorja e parashikon të fshehtë.

Recommended