Report TV - 'Guida Studentore',prezantohet në fakultete libërthi me informacione

  • 6 years ago
Pasi kryebashkiaku Veliaj prezantoi ?Guidën Studentore? në nisje e vitit të ri akademik, Bashkia e Tiranës ka vijuar gjatë kësaj jave promovimin e libërthit me informacione utilitare e orientuese për studentët e sapoardhur në të gjitha fakultetet.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ishte sot në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku zhvilloi një orë informuese leksioni për shërbimet që ofron qyteti i Tiranës dhe theksoi se kryeqyteti mirëpret këdo që dëshiron të arsimohet këtu.

Recommended