Report TV - Tetori Gjerman sjell Trockel në Galerinë Kombëtare te Arteve
  • 6 years ago
Artistja gjermane e njohur për rebelizmin e saj në vitet ?80 ka çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve një ekspozitë me dhe vizatime, objekte video të përzgjedhura. Kjo ekspozitë çelet në kuadër të Tetorit Gjerman me mbështetjen e Ambasadës Gjermane.

Ambasadorja Suzanne Schutz e ka prezantuar Rosemarie Trockel si një grua që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e artit gjerman. Ndërsa artistja Anne Penthausen, historiane arti dhe kuratore e kësaj ekspozite e vlerësoi Trockel-in si një nga artistet më të famshme bashkëkohore.
?Instituti i Marrëdhënieve me Jashtë ka si synim bashkëpunimin mes popujve, e ky bashkëpunim arrihet përmes kulturës . Ekspozita është më karakter monografik.

Trockel u shfaq në një skenë artistike të dominuar për kohë të gjatë nga meshkujt, gjë që e nxiti t?i kundërvihet kësaj dukurie. Ajo ka qenë vazhdimisht në pozicione kundërshtie dhe pasqyron pikëpamjen e saj si një përfaqësuese e botës së theksuar artistike femërore.

Trockel nuk u kursye, as me kritika parimore ndaj sistemit ekzistues artistik.?, tha Penthausen

Veprat e Rosemarie Trockel-it i ofrojnë vizitorit mendime plot fantazi. Ekspozita do të jetë falas për publikun dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Recommended