Ekspozita /Adrian Paci, si dëshmitar i realitetit politik dhe social në Galerinë Kombëtare të Arteve
  • 5 years ago
Prova? është titulli i ekspozitës, që është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve. Artisti Adrian Paci rikthehet për të dialoguar me publikun, duke reflektuar mbi zhvillimet e mundshme, në të parën ekspozitë personale në këtë institucion. Seria e fotografive të anëtarëve të një familjeje, ?Back home?, që duket sikur dialogojnë me jetën që kanë bërë në vendin e origjinës, edhe atë të emigrantit, do t?ia lërë vendin ?Home to go?, një burri të përkulur nga pesha e çatisë që mban mbi shpinë. E më pas ?Turn on? me të papunët në vendlindjen e artistit, në Shkodër, të ulur në shkallët e qytetit, që 15 vite do ta frymëzonte Adrian Pacin për të realizuar ?Provën?, ku zbulohet edhe testohet potenciali i vet artistit, por edhe i qytetarëve, që janë protagonistë para kamerës.

?Zakonisht momentet e ekspozitave personale në galeri apo muze janë momente arritjeje për një artist. Edhe si të tilla ato nuk ka se si të mos përjetohen, si arritje të krijimtarisë. E gjithë puna është, mendoj unë, që një artist edhe në këto momente duhet që të riaktivizoj një dimension fillestar, të dukesh sikur po belbëzon për herë të parë. Në këtë kuptim unë doja që kjo ekspozitë të kishte ?Provën?, si punë qendrore, që mos të konceptoj si një moment celebrues, por si një provë, tentativë për të ndërtuar një dialog më publikun edhe për të reflektuar edhe mbi zhvillime të tjera të mundshme, jo për ta parë si konkluzion, por si proces?, shprehet artisti Adrian Paci.
Recommended