Report TV - Memaliaj, drama e familjes Capuni djali 17-vjeçar me sëmundje të rrallë

  • 6 years ago
Mund të quhet si familja që i ka qëlluar fati i keq pasi djalin e tyre 17 vjeccar ka një sëmundje të rrallë dhe të pashërueshme. Familja Capuni jeton sot në qytetin e Memaliajt mes halleve dhe problemeve të shumta sociale por edhe shëndetësore.
Djali i vetëm i ciftit Capuni, Denisi 17 vjecar, dergjet në shtrat prej shtatë vitesh. Ai ka lindur i shëndetshëm por në moshën 10 vjeccare, u konstatua me një sëmundje tepër të rrallë që prek 1 në 10.000 persona. ?Diskopi muskulare? është sëmundja me të cilën është diagnostikuar Denisi qysh në vitin 2009 .

Familja katër anëtarëshe Capuni, jeton në mjerim të plotë. Ajo u detyrua të lëvizë nga fshati Arrëz e Madhe dhe të përqëndrohet në qytetin e Memaliajt, pikërisht për shkak të sëmundjes së Denisit me qëllim që të ketë më afër spitalin. E ëma e Denisit, Enkelejda ndodhet e ?ngujuar? brenda katër mureve të dhomës ku është Denisi.

Sa kohë keni që e trajtoni djalin në këtë mënyrë?
?17 vjet, 7 vjet kam qenë më mirë jo me shumë problem. Nga këto dhjetë vite i ka pasur shumë me problem i ka vuajtur shumë edhe me dhimbjen edhe me deformimin e kockave dhe me problemet e zemrës. Ishim në fshat, pasi Denisi u rëndua dhe ngeli kështu, skisha as mjekësi afër u detyruam dhe erdhëm këtu?-flet e nënë e Denisit të sëmurë.

Një dashamirës i kësaj familjeje, biznesmen nga Vlora, paguan qeranë mujore si dhe korentin. I ati i Denisit, Dashamir Capuni endet në Memaliaj apo Tepelenë, në kërkim të ndonjë pune sa për të mbajtur frymën familja.

?Nga gjendja ekonomike jemi copë-copë nëse mund të themi se vetëm me kempin e tij shtyhemi. Marrim ilaçet e tij, të cilat shkojnë 170 mijë lekë vete ilaçi Jo drita jo ujë, ndonjëherë po doli puna shkojmë, por është shumë vështirë për punë se nuk ka?-thotë kryefamiljari dhe babai i Denisit, Dashamir Capuni.

Recommended