Report TV - Drejt Greqisë me 61 kg drogë, kapet korçare në Kapshticë

  • 6 years ago
Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar 61 kg e 400 gr kanabis në pikën kufitare të Kapshticës. Policia bën me dije se droga ishte ndarë në 34 pako, ndërsa është arrestuar poseduesi i saj, shtetasi Klajdi Beqir, 29 vjeç, banues në Korçë.
Sipas uniformave blu, më datë 22.10.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip "Opel Zafira" me targa AA304PT.

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Doganës bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar në brendësi të dyshemesë dhe në fenerët e pasëm të mjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike.

Recommended