“Çmimi i energjisë nuk ndryshon” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çmimi i energjisë për konsumatorët nuk pritet të ndryshojë në 2018. Kjo është një vendimmarrje e Entit Rregullator të Energjisë, por sipas të dhënave OSHEE nuk pritët të aplikojë për ndryshim të tarifave fundore.Këtë fakt e konfirmoi kreu i kompanisë OSHEE Ardian Çela.Aktualisht çmimi i energjisë elektrike është 9 .5 lekë për kilovat ore, dhe Enti Rregullator e rishikon atë çdo vit, pas aplikimeve që kryejnë kompanitë, ajo e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes.Ndërkohë, kreu i OSHEE Çela njoftoi se kompania ka nisur një reformë në burimet njerëzore. Fillimisht janë shkarkuar 11 drejtorët rajonalë.Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka sot të punësuar 6000 persona, duke qenë punëdhënësi më i madh buxhetor në vend.
Recommended