Report TV - Tjetër kryebashkiak i PD në takimin me Ramën për buxhetin

  • 6 years ago
Pas kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj nga radhët e PD i cili iu bashkua dëgjesës publike të Edi Ramës për buxhetin 2018, një tjetër bashkiak i demokratëve ka marrë pjesë në takimin e Ramës, këtë herë në Vlorë. Kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shameti ka qenë i pranishëm në dëgjesën e Ramës me banorët dhe autoritetet vendore. Rama e ka shfrytëzuar këtë moment duke thënë se "koleg demokrat ndodhet mes nesh?. Kreu i qeverisë nuk kurseu as vlerësimet për këtë bashki. "Bashkia e Selenicës është për t?u përgëzuar, dhe do marrë më shumë financime, sepse nuk ka bërë asnjë rritje të shpenzimeve administrative. Asnjë shpenzim më tepërt. Kjo është pikë kryesore në kriteret e vlerësimit për vitet e ardhshme", tha Rama.

Recommended