Report TV - Butrinti, konsulta me UNESCO-n, Kumbaro: Flas nesër në komision

  • 6 years ago
Të shtunën ministrja e kulturës Mirela Kumbaro i deklaroi Report TV se punimet që po kryhen në Butrint janë konsultuar me UNESCO. Por në një intervistë ekskluzive për ?Shqiptarja.com? Dr. Mechtild Rössler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohon të kundërtën e deklarimit të ministres Kumbaro.
?Qendra e UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore është njoftuar rreth aktivitetit për të cilin ju pyesni në fund të javës së shkuar. Ne më 9 Tetor 2017 kemi dërguar një letër tek autoritetet kombetare shqiptare përgjegjëse duke u kërkuar më shumë informacion të detajuar për këtë projekt? deklaroi ajo.

Sot Report Tv ka pyetur sërish ministren Kumbaro nëse e ka korrespodencën me UNESCO, për të cilën tha se jemi konsultuar, ndërsa drejtoresha dha një tjetër version duke e mohuar.

Ministrja nuk ka dhënë sqarime, por ka deklaruar se ?Nesër në komision do t?iu jap përgjigje të gjitha pyetjeve dhe do sjell dokumentacionin. Jeni të mirëpritur?. Kumbaro është thërritur në seancë dëgjimore nesër në orën 17:00 në Komisionin e Medias për ndërtimin në Butrint.

Recommended