Report TV - U rrëmbenin celularët nga duart qytetarëve te liqeni, 4 në pranga

  • 6 years ago
TIRANE-Policia ka goditur një bandë që përbëhej nga katër persona, tre prej tyre të mitur, të cilët dhunonin njerëzit te Liqeni Artificial duke u marrë telefonat celularë.

Ata vepronin në orët e vona të mbrëmjes duke grabitur dhe u larguar me shpejtësi në errësirë, ndërsa grupi hetimor ka zbardhur 4 raste pas denoncimeve.

Të arrestuarit janë: E. Gj. 15 vjeç, K. H. 17 vjeç, E.M. 16 vjeç dhe A. Gj. 18 vjeç, të gjithë banues në Tiranë

Pas arrestimit atyre u janë gjetur dhe sekuestruar; Një "IPhone 7", "Samsung S 5", "Samsung S 7 EG", 15 gramë kanabis, një krehër pistolete pa fishekë dhe një kaçavidë.

Grabitjet që janë kryer nga banda
Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t'i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:

- 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "IPhone 7", shtetasit L. R.

- 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung S5", shtetasit K. Gj.

- 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave "Samsung S7 EG" dhe "IPhone 5S", shtetasve T. H. dhe R. C.

- 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung Galaxy S6", shtetases E. G.

Recommended