Aldo Morning Show/ 41-vjeçari kerkon njohje: Jam njeri serioz, s’kam puthur asnje grua (09.10.17)

  • 6 years ago
Një 41-vjeçar nga Pogradeci ka telefonuar sot në emisionin ?Aldo Morning Show?, në Tv Klan, nga ku ka kërkuar njohje.
Mondi tha se ka qenë i ?lidhur me muhabet?, 5 vite më parë, por theksoi se është serioz dhe nuk ka puthur asnjë grua.
?Jam Mondi nga Pogradeci. Nuk më ka ardhur fati si duhet, kam dëshirë që punët e mia të ecin më mirë. Unë jam 41 vjeç dhe dëshira ime është të njihem me dikë që tmë përshtatet. Unë kam vendosur që të njihem me dikë dhe të jetojm një jetë të lumtur. Unë jetoj në fshat. Unë vetëm një herë kam qenë i dashuruar me një person, por ishte ndryshe nga ajo që shpresoja unë. Nga dashuri në besim që shpresoja, më doli në tradhëti, ne nuk rrinim shumë bashkë. Kam 5 vjet që jam shkëputur nga ajo, e doja shumë. Unë isha i lidhur vetëm me muhabet, ishte dashuri e verbër për mua. Unë jam njeri serioz, nuk kam puthur ndonjë grua. Unë jam 41 vjeç i virgjër. Unë kam punuar në emigracion dhe punë fshati. Unë kërkoj një vajzë të virgjër ose nëse ndonjërës I ka vdekur burri dhe ka shkuar vetëm me burrin që ka patur e pranoj, unë e kuptoj nëse një grua ka shkuar vet?, tha Mondi.

Recommended