Report TV - Rama: 11 mln € për qendrën historike të Vlorës/ Investimet

  • 6 years ago
VLORË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se në qytetin bregdetar do të investohen 11 milionë euro, 7 nga qeveria dhe 4 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit për rikualifikimin e qendrës historike të qytetit.

Shtëpia e qeverisë do të ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese, do restaurohet shtëpia e Marigosë, sheshi para bashkisë, banesat e vjetra karakteristike, ndërsa ndërhyrje do të ketë edhe në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit për ta kthyer zonën në një burim ekonomik.

?Qendra historike mban shumë histori, por e fshehur pas rrënojave dhe harresës shumëvjeçare. Qyteti ka trashëguar disa gjurmë të historisë së vet, pavarësisht se ishte pre e inercisë së zhvillimit pa kokë. I kemi ndarë detyrat me fondin për financimet dhe përgjegjësinë me të gjitha operacionet brenda të gjithë operacioneve. Fondi 4 mln Euro, qeveria 7 mln Euro. Ne do t?i japim kësaj zone një pamje dhe përmbajtje të re.

Recommended