Report TV - Shkodër, egjiptianët: Bashkia na premtoi shumë gjera, nuk bëri asgjë

  • 6 years ago
Komuniteti Egjiptian në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës në qytetin e Shkodrës duket se është lënë në harresë nga Bashkia Shkodër. Vetë banorët e këtij komuniteti e vënë në dukje një fakt të tillë.

Ato shprehen se kanë marrë premtime për të rregulluar shtëpitë, për të sjellë ujin e pijshëm, por asgjë nuk është bërë. Pavarësisht premtimeve situata vijon të jetë e njejtë, ujin e pijshëm e marrin nga lumi Buna.

Një nga banorët e këtij komuniteti është shprehur se po jetojmë në kushte shumë të vështira.
? As në Afrikë ma merr mendja se jetojnë kështu, i bëjë thirrje deputetëve të Shkodrës, se kur vjen puna për vota vijnë këtu dhe na qeshin e na thonë a doni me pi gjëra, ulen ee. Kryetarja e Bashkisë duhet të mendojë për këtë komunitet a skanë ujë a skanë drita. Vijnë shtatë herë në ditë për tu pre dritat, po cfarë me ju këput more, është turp?.

Recommended