Report TV - Buxheti faktik 2016 zbulon “gropën” 100 mln euro

  • 6 years ago
Sukseset e ministrisë së Financave nuk kanë qenë edhe aq për t?u lavdëruar gjatë vitit 2016. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji lidhur me Buxhetin Faktik të vitit të kaluar, ku, me përjashtim të deficitit buxhetor dhe të ardhurave nga skema e sigurimeve shoqërore, zërat e tjerë bazë rezultojnë më të ulët nga plani.

Sipas dokumentit, buxheti i shtetit ka realizuar në 12 muajt e vitit 2016, 310.9 miliardë lekë të ardhura. Por kjo shifër ishte caktuar 323.9 miliardë lekë në ligjin për buxhetin e shtetit, të miratuar në fund të vitit 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë. Shifra është më e ulët edhe se ajo e përcaktuar në Aktin Normativ të mes-vitit, që sanksiononte për këto të ardhura nivelin 320.9 miliardë lekë, duke parashikuar se objektivi i parë nuk ishte e mundur të realizohej. Në këtë mënyrë, të ardhurat e buxhetit të shtetit nuk janë realizuar, duke krijuar një gropë 100 milionë euro.

Ndërkohë, edhe shpenzimet kanë qenë gjithashtu me mosrealizim në masën 5.8 për qind. Nga 358.3 miliardë lekë të planifikuara në fund të vitit 2015, në Aktin Normativ të rishikimit të Buxhetit shifra u korrigjua shumë pak, në 356.6 miliardë lekë, por tani Buxheti Faktik tregon se shpenzimet kanë qenë vetëm 337.6 miliardë, pra 156 milionë euro më pak.

Recommended