Report TV - Pa çati mbi kokë, familja Kreka në Korçë kërkon ndihmë nga shteti

  • 6 years ago
Varfëria ekstreme dhe kushtet e vështira të jetesës janë ulur këmbëkryq në familjen Kreka, vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Korçës. me dy fëmijë të mitur, një 3 vjeç dhe tjetrin 16 muaj, Suela Kreka tregon se e ka të pamundur për ti bërë ballë dhimbjeve që i ka rezervuar jeta.

Në këtë banesë thuajse të rrënuar, ku çfarë bie jashtë hyn brenda jetojnë të rrethuar nga varfëria dhe skamja.

?Prej 4 vitesh jetoj këtu, jetojmë 4 veta. Eshtë e vështirë të jetosh këtu pa ujë pa drita, pa ushqim. Nuk kemi të ardhura.Na ndihmojnë vajzat e Bashkisë një herë në muaj më sjellin një paketë ushqimore? shprehet Suela Kreka

Suela bën apel për ndihmë, në një kohë kur periudha e dimrit po afrohet dhe temperaturat e ftohta mund të jenë fatale për dy fëmijet e vegjël.

Recommended