Report TV - Edi Rama: Nga dita e sotme heqim certifikatat nga përdorimi
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama lançoi sot gjatë një deklarate për mediat dhënien fund të burokracisë në administratën shtetërore për disa dokumente. Rama tha se qytetarët nuk do marrim më vetë certifikatat, vërtetimet e pensioneve apo dhe kartat e shëndetit, por do t'i sigurojë vetë institucioni i interesuar në zyrat e shtetit. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se certifikatat fizike nuk do jenë në përdorim as për regjistrimet në shkolla apo kopshte.
?
"Sot ne jemi në një situatë të ndryshme nga ajo ku ishim vetëm pak ditë më parë kur qeveria e re filloi punën, pasi ka një numër të konsiderueshëm veprash që përkthehen në rrugëtim, pritje, në shpenzime që nuk duhet t'u kërkohen më qytetarëve nga shteti në pikat e shërbimeve, duke filluar nga certifikatat personale e familjare, përsëris thirrjen qytetarëve refuzoni çdo kërkesë për certifikatë me vete dhe të kërkojnë aty në sportel që cilido që iu kërkon një gjë të tillë ta bëjnë gati.
Recommended