Report TV - Salianji: Basha nuk do dalë nga seanca, s'janë aq të fortë këta...
  • 6 years ago
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se kryetari demokrat, Lulzim Basha nuk do dalë nga seanca, pas përjashtimit me 10 ditë nga Gramoz Ruçi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se deputetët e PD përfshirë edhe Bashën, do qëndrojnë në seancë derisa të rinisë në orën 13:00.

?Maxhoranca kërkon një parlament pa fjalë dhe debat. Kur shkon në shkollë i papërgatitur siç ka ardhur maxhoranca sot nuk jepet një javë shtesë, por vendoset katër. Mesa duket PS-së kjo çështje i dhemb shumë, janë të papërgatitur dhe po kërkojnë me çdo mjet të shtyjnë seancën e Kuvendit. Kështu i bie që për katër vjet të mos kemi seancë fare, shtyj një javë dhe pastaj edhe një javë tjetër.

Ne do rrimë këtu në seancë, dhe fjalën e kryetarit të opozitës nuk ia jep kryetari i kuvendit i cili harron se neni 55 i agjitacion dhe propagandë i përket një kohe tjetër?.
Recommended