Arrestohet njëri nga të dyshuarit për përplasjen me policinë në qytetin e Elbasanit

  • 6 years ago
Policia e Elbasanit arrestoi Enea Bekteshin, një nga personat që dyshohet se ndodhej në Audin e blinduar, që goditi makinën e Nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi, mbrëmjen e 18 Shtatorit.
Bekteshi u arrestua nga efektivët e Policisë së Elbasanit dhe Njësia Operacionale në banesën e tij me Cërrik.
Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet edhe një sasi marijuanë.
Policia dyshon se këtë qytet mund të jenë fshehur edhe Suel e Petrit Çela, të shpallur në kërkim po për këtë ngjarje.
Suel Çela është i dyshuar gjithashtu se ndodhej në makinën e blinduar.
Për këtë arsye drejt këtij qyteti janë nisur edhe forcat RENEA.
Mbrëmjen e 18 Shtatorit, policia arrestoi Ledio Zabelin dhe Kelmend Xhaferrin, të cilët u ndaluan në një fuoristradë Rejnxh Rover ku u gjet një sasi marijuanë.
Në momentin e ndalimit të tyre makina Audi e blinduar goditi makinën e policisë, për t?u futur në tregun ushqimor.
Asnjë nga 12 policët prezentë në vendin e ngjarjes nuk reagoi, ndonëse ishin të armatosur.
Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që veprime po kryhen edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për sjelljen e policëve.

Recommended