BOOM - Mungon vula e MF, rrezikohen bursat e maturantëve të profesionales (28 shtator 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?BOOM? denoncoi mbrëmjen e sotme problemin me të cilin po përballen maturantët e shkollave profesionale që duan të studiojnë jashtë për shkak të ristrukturimit të Ministrive nga qeveria e re.
Disa prej maturantëve janë duke përgatitur dokumentat për të ndjekur studimet jashtë shtetit, madje disa prej tyre kanë fituar edhe bursa. Ata duhet të bëjnë gati disa dokumenta për t`i legalizuar më pas në Ministrinë e Jashtme.
Por përpara se t`i çojnë këto dokumenta në Ministrinë e Jashtme për të marrë vulën apostile, një prej këtyrë dokumentave meqenëse kemi të bëjmë me nxënës të shkollave profesionale, deri përpara ndryshimeve që ndodhën në qeveri dhe shkrirjen e disa Ministrive, vulosej tek Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Mirëpo me ndryshimet që janë bërë, ky dokument duhet të vuloset tani tek Ministria e Financës.
Në fakt me organizimin e ri të institucioneve, Ministria e Shëndetësisë është bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa pjesa e Rinisë i ka kaluar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e cila tani është bërë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Pra kjo Ministri është shkrirë me dy Ministri të tjera, me shëndetësinë dhe arsimin. Megjithatë ky dokument nuk duhet firmosur në asnjërën prej institucioneve të reja, por tek Ministria e Financave.
Tani në rrethin nga vinin këta maturantë, u ishte dhënë informacioni se dokumenti ishte vulosur tek Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë deri vjet.
Dikush nga të interesuarit shkoi dje tek ish Ministria e Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku në fakt vazhdonte të kishte akoma njerëz në sportel, të cilët sqaruan se tani ata nuk kanë më të drejtën e vulës, pasi janë shkrirë si institucion dhe këtë vulë të interesuarit duhet ta merrnin tek Ministria e Financës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mungon-vula-e-mf-rrezikohen-bursat-e-maturanteve-te-profesionales/