Report TV - 'Elbasani',Xhafaj: Analizë të thellë dy grupeve Çela e Çapja

  • 6 years ago
TIRANE-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë për incidentin në Elbasan ku u sulmua makina e policisë së shtetit gjatë një aksioni.

Xhafaj deklaroi se ka urdhëruar një hetim të thellë për atë që ka ndodhur në Elbasan, por edhe për ata që janë nxjerrë pamjet e momentit të incidentit.

Ai tha se prokuroria është organi përgjegjës për hetimin dhe së bashku me policinë ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për hetimet.

Xhafaj siguroi se cilido që është i përfshirë në këtë ngjarje nuk do i shpëtojë hetimit.

?Kam urdhëruar një analizë të plotë të kësaj ngjarje në Elbasan, një analizë të plotë që të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta në lidhje me ngjarjet kriminale të këtyre dy grupeve kriminale Çelajt dhe Çapjat, këto grupe kriminale, iu kam kërkuar shërbimit të kontrollit të brendshëm të analizojnë veprimet dhe mos veprimet e policisë pa pasur parasysh pozicionin që kanë në funksion të zbardhjes së ngjarjes.?, tha Xhafaj.? deklaroi ai.

Recommended