Report TV - OBSH: Shqiptarët jetojnë 0.23 vite jetë më pak,vetëm nga ajri i ndotur

  • 6 years ago
Shqiptarët jetojnë 0.23 vite jetë më pak vetëm nga ajri i ndotur. Në këtë konkluzion ka dalë raporti I hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për jetëgjatësinë në vendin tonë. Ekspertët thonë se ndotja e ajrit është rreziku më i madh në aspektin mjedisor për shëndetin e njerëzve.

Hulumtuesit janë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë se sa vite jetë merr për secilin ajri i ndotur, pavarësisht vendit të banimit. Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët d o të jetonin 0.23 vite jetë për person më shumë në qoftë se Shqipëria do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standartet e përcaktuara nga OBSH.
Krahasuar me vendet e rajonit , duket se Shqipëria rrezikon më pak jetën e banorëve përsa i përket ndotjes, thuhet në raport. Kështu, në Kosovë banorët do të jetonin 0.37 vjet më shumë, në serbi 0.73 vite më shumë, në Maqedoni 0.59 dhe ne mal të zi 0.26 vite me shumë. Shkencëtarët besojnë se jetëgjatësia e secili zvogëlohet për rreth 7 muaj me çdo 10 ?g / m³ shtesë të PM10 në ajër.

Recommended