Përplasja në Elbasan, Report TV siguron videon, ja si ndodhi

  • 6 years ago
REPORT TV ka siguruar videon e përplasjes në Elbasan pak ditë më parë, ku gjatë një aksioni të policisë u godit mjeti i zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Në pamje duket Policia e cila po shoqëron një makinë pranë tregut Agro-Ushqimor. Pikërisht në momentin që uniformat blu po largoheshin afrohet një makinë tip Audi e blinduar.

Siç mund të dallohet nga pamjet makina përpiqet të futet në brendësi të tregut Agro-ushqimor, por pikërisht në këtë moment automjeti tip Golf e zv.drejtorit të policisë së Elbasanit ecën mbrapsht duke u përplasur me Audin. Makina e blinduar vijon rrugën për të futur në brendësi të tregut, por pikërisht në këtë moment Policët qëllojnë në drejtim të ?Audit?.

Siç mund të dallohet nga pamjet e siguruara nga Report TV janë 3 polic që qëllojnë në drejtim të makinës, por fakti që është e blinduar ka bërë që plumbat të mos depërtojnë. 6 herë është qëlluar në drejtim të makinës, thanë burime për Report TV.

Makina ?Audi? më pas futet në brendësi të tregut, ndërkohë që oficerët e Policisë hezitojnë ta ndjekin.

Recommended