Indeksimi i gabuar, BOOM: Të verbërit akoma s’kanë marrë paratë (Emisioni i plotë, 25 shtator 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme mosshlyerjen e detyrimeve të prapambetura për personat e verbër për periudhën 2005-2010, si rezultat i indeksimit të gabuar që ka çuar në mosrritjen e pagesave të këtyre personave gjatë kësaj periudhe
Në bazë të ligjit 9355 për ndihmen ekonomike dhe shërbimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, këshillat bashkiakë çdo 2 muaj duhet të marrin vendim për këto lloj pagesash. Një e drejtë kjo që e gëzonin të gjithe grupet e invaliditetit.
Kjo gjë nuk u bë për 5 vite me radhë, derisa më pas edhe ligji ndryshoi. Shoqata e të Verbërve ngriti padi për ti marrë këto pagesa të prapambetura.
E njëjta padi në gjithë vendin mori përgjigje të ndryshme nga gjykatat. Diku iu e dha e drejta anëtarëve të shoqatave dhe u ekzekutua vendimi nga përmbaruesi.
Diku tjetër e fituan këtë të drejtë por ende sot nuk është ekzekutuar vendimi nga Bashkitë përkatëse. Dhe në kryeqytet, Gjykata Administrative e refuzoi kërkesë padinë e ngritur nga kjo shoqatë për efekte proceduriale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/indeksimi-i-gabuar-boom-te-verberit-akoma-skane-marre-parate/

Recommended