Report TV - Ndërtuesit e rrugës së Elbasanit probleme me Tatimet

  • 6 years ago
Telashet për autostradën Tiranë-Elbasan nuk kanë të sosur. Përveçse rruga ka vite që është në ndërtim dhe është shkelur çdo afat i mundshëm për përfundimin, ka pasur vonesa në pagesa për nënkontraktorët, rrëshqitje dheu dhe rritje të kostos përfundimtare, tashmë duket se kompania që ka kontratën Copri-AKTOR ka përfunduar në një përplasje me Tatimet.

Copri-Aktor kërkon që Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj të rishikojë vlerësimet e saj të bëra për detyrimet në vitet 2013 dhe 2014 gjatë një raporti të mbyllur në tetor të vitit 2015 dhe vendimit të dhënë nga Apelimi Tatimor në janar 2016.

Në detajet e çështjes së regjistruar në datë 6 shtator 2017 , në Gjykatën Administrative të Apelit kompania kërkon shfuqizim e detyrimeve të konstatuara sipas njoftimit të vlerësimit tatimor. Në këtë vlerësim COPRI dhe AKTOR i kërkohet që të ulin humbjen me të paktën 2.6 miliardë lekë për dy vite si dhe të rishikojnë pjesën e tepricës kreditore me disa qindra milionë lekë. Nga ana tjetër tatimet kërkojnë edhe pagesën e tatimfitimit si dhe arkëtimin e gjobave.

Recommended