“Mikrofinanca” me kosto të larta, interesat për fermerët 18%t - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e një kredie jo vetëm që është bërë një mision i pamundur për shkak të kritereve, por edhe kur merret, kostoja që paguan kredimarrësi janë të larta.

E tillë është situata për shoqëritë e kursim-kreditit, të cilat operojnë kryesisht në zona rurale aty ku sistemi bankar nuk është prezent. Normat e interesit në këtë shoqëri shkojnë deri në 18%, një shifër kjo e cila frenon ata fermerë që duan të investojnë më tej në bujqësi. Por drejtues të këtyre kompanive thonë se ky treg përballet me sfida. Ata kërkojnë ndryshime ligjore me qëllim shndërrimin e tyre në minibanka. Ndër vite këto shoqëri kanë dhënë 350 mijë kredi, për 500 mijë persona ne vendin tonë.

Recommended