Tonight Ilva Tare - "Vettingu i Fatmir Xhafës"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Tonight Ilva Tare, në Ora News, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i konsideroi sulmet e opozitës për të shkuarën e tij si sajesa.
Xhafaj sqaroi edhe rolin e tij në kohën e komunizmit, ku u shpreh se nuk ka gjykuar apo hetuar asnjëherë çështje politike.
Lidhu me kanabisin, Xhafaj pranoi se 2016 ishte viti me fenomen masiv të mbjelljes, të kultivimit të kanabisit ndersa ky është viti me mbjelljen më të ulët që nga viti 1995.
Ajo që i dha shtysë këtij fenomeni sipas ministrit të brendshëm ishte implikimi i disa fundkionarëve të policisë.
Xhafaj ftoi opozitën të marrë drejtimin e procesit të vettingut në polici si dhe u shpreh se lufta kundër të fortëve e iniciuar nga kryeministi do të jetë e vendosur.
Çështja e Klement Balilit për ministrin e Brendshëm, nuk e nderon aspak policinë e shtetit
Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e ankimuar të vettingut, Xhafaj tha se kjo tashmë është një çështje e gjykuar tashmë nga kjo gjykatë
Xhafaj u shpreh se ka gati planin strategjik me 10 pika për drejtimin e Ministrisë së Brendshmë
Deklaratat me te rendesishme ne Tonight te ministrit Xhafaj
-Nuk kam gjykuar kurrë çështje të karakterit politik
-Në këtë vit, mbjellja më e ulët e kanabisit, drejtues policie të implikuar
-Ftoj opozitën të drejtojë procesin e vettingut në polici
-Çështja e Klement Balilit nuk e nderon policinë e shtetit
-Ligji i vettingut është gjykuar njëherë, është çështje e mbyllur
-I kërkova kryeministrit të rishikonte propozimin per emerimin tim si ministër i brendshëm por nuk pranoi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ministri-i-brendshem-xhafaj-interviste-ekskluzive-ne-tonight-ilva-tare/