Ora News - Reforma zgjedhore, Vasili: Balla s'është shoku Enver që të vendosë gjithçka
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se reforma zgjedhore duhet të përodhojë një mekanizëm për ti dhënë fund vjedhjes apo blerjes së votave. Në studion e lajmeve të Ora News, Vasili u shpreh se reforma zgjedhore kërkon zgjidhje konstruktive dhe se ajo nuk mund të jetë as pronë e mazhorancës dhe as e opozitës.
Gazetarja: Ky do të jetë një komision bipartizan, ashtu sic edhe e lejon formula ligjore.
Vasili: Nuk e dimë si do jetë ?
Gazetarja: Të paktën zoti Balla tha që do të jetë një komision bipartizan sepse kështu funksionon?
Vasili: Po besoj që zoti Balla nuk është shoku Enver dikur që mund të vendoste gjithçka?Do ulemi në tavolinë dhe të vendosim formatin dhe formati i komisioni dhe përbëraj e tij janë qasje që vendosen në tavolinat e politikës. Nuk i vendos një kryetar grupi parlamentar kushdoqoftë ky.
Reforma zgjedhore kërkon zgjidhje konstruktive, ajo nuk mund të jetë as pronë e mazhorancës dhe as e opozitës. Reforma zgjedhore duhet të prodhojë një mekanizëm ku pronari i vetëm i votës është qytetari shqiptar dhe politika nuk ka të drejtë t?ia tjetërsojë votën, as tia shesë dhe blejë dhe as ta kërcënojë. Mund të jetë një mazhorancë që mund të sillet ndershmërisht me reformën, mund të jetë një opozitë që mund të mos sillet ndershmërisht me reformën, tavolina e diskutimit i ndan gjërat sa i ndershëm është secila forcë në lidhje me procesin.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/reforma-zgjedhore-vasili-balla-seshte-shoku-enver-qe-te-vendose-gjithcka/
Recommended