Report TV - Raportuesi për Shqipërinë në PE Fleckenstein në Tiranë, takon Metën
  • 6 years ago
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, Fleckenstein do të njihet me programin e qeverisë për integrimin dhe institucionet e reja të krijuara pas shkrirjes së Ministrisë së Integrimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

I shoqëruar nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, Fleckenstein ka takuar fillimisht presidentin Ilir Metën takim i cili ka zgjatur rreth 45 minuta.

Mësohet se pjesë e diskutimit ka qënë Reforma në Drejtësi,zbatimi i saj,dhe avancimi i reformave.
Recommended