Report TV - Konferenca e Pezës, Meta: Të ndjekim këtë shembull bashkimi

  • 6 years ago
Me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, morën në ceremoninë e organizuar në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme që shënon bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë.

Në nderim të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët, ata më pak të rriturit, të rinjtë, e deri tek të moshuarit që duan të evokojnë përpjekjet e popullit shqiptar për çlirimin e vendit.

I pranishëm në këtë festë, Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai shembull bashkimi duhet ndjekur edhe sot për të mirë të vendit dhe shqiptarëve.

Meta bëri apel që në këto raste jo vetëm të ketë përkujtime por edhe aktualizim të vlerave.

Për 3 ditë me radhë Bashkia e Tiranë ka organizuar një festë me rastin e Konferencës së Pezës.16 shtator 2017.

Recommended