Jeta në Korenë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koreja e Veriut është në qendër të kritikave pas thyerjes së sanksioneve të OKB-së të vendosura pak ditë më parë, dhe hedhjen e raketës balistike mbi qiellin e Seulit. Diktatori korean ka kërcënuar se do të dyfishojë përpjekjet për të rritur forcën për të mbrojtur sovranitetin në vend, edhe pse Këshilli i Sigurisë i ka dënuar ashpër veprimet e Phenianit. Por, çfarë ndodh në zemër të vendit komunist? Rrejti televiziv ?CNN? ka depërtuar brenda vendit te izoluar qe është një mister për shumicën e botës. Një vizitë turistike në këtë vend do të thotë të jesh i shoqëruar nga sigurimi edhe pse nuk arrin ta kuptosh këtë gjë. Vizitorët udhëzohen që nuk mund të bëjnë asnjë video apo fotografi. Agjentët kontrollojnë telefonat dhe pajisjet e tjera dixhitale, duke përfshirë kamerat. Rrugëve të qyteteve të industrializuara sheh shumë pak njerëz. Ata i kalojnë ditët siç shprehen edhe vete duke punuar për të ardhmen e vendit, për ta mbrojtur atë nga armiku me i madh, amerikanët. Edhe jeta për fëmijët ndryshon nga vendet e tjera. Ata nuk kanë lodra si ato të fëmijëve perëndimorë. E vetmja mënyrë argëtimi për ta janë video-lojërat me armë, një mënyrë kjo për t?i përgatitur për jetën reale. Shumica e djemve, dhe shumë vajza, i kalojnë vitet e adoleshencës duke shërbyer në Ushtrinë Popullore të Koresë, njësoj si prindërit, apo dhe gjyshërit e tyre. Kur i pyet se cila është loja e tyre e preferuar, ata përgjigjen: Të vrasim armikun. Por kur ?CNN? i pyet se cili është armiku i tyre, përgjigja është shumë zhgënjyese: Amerikanët. Ata mësojnë të duan familjen e diktatorit Kim Jong Un. Përveç jetës së izoluar, gjithçka në këtë vend duket shume e qetë.

Recommended