Report TV - Pasuritë e veprimtarive kriminale policia blen tre mjete të reja

  • 6 years ago
Policia e Shtetit ka blerë tre automjete të reja nga fondet e konfiskuara që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Policia i kaloi sot Strukturave të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale tre automjetetet e reja.

Uniformat blu bëjnë me dije se këto mjete janë një ndihmë në punën e këtyre strukturave, në gjetjen, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit të aseteve kriminale, si dhe për zhvillimin e sitemit të drejtësisë.

Ky është një motiv për strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Aseteve Kriminale, në kuadrin e programit të Qeverisë, prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe zbatimit të planit të masave ?Vjeshtë 2017?, për ?Goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale? dhe "Forcimin e rendit dhe sigurisë", duke synuar t'i heqim krimit mjetet dhe qëllimin kryesor të tij financat, dhe t'i përdorim ato për kompensimin e viktimave të krimit dhe zhvillimin e forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.

Recommended